Report TV - Sot nis Festivali i Butrintit, hapet me shfaqjen nga Shqipëria

2016-09-19 0

Shfaqja shqiptare ?Made in Albania? me autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën do të hapë natën e parë të festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint. Edicioni i i këtij festivali do të mbahet nga datat 19 deri më 23 korrik në Teatrin e Qytetit Antik të Butrintit në qytetin turistik të Sarandës. Në skenën e këtij festivali në natën e dytë do të jepet një shfaqje koncertore me 60 artistë grekë nga Korfuzi, të drejtuar nga dirigjenti me famë botërore Alkis Baltas.

Ditët në vijim në skenën e këtij festivali do të shfaqet ?Shtëpia e Bernarda Albës?, e regjisores Diana Dobreva prezantohet nga trupa e Sofjas. Kjo është shpallur si shfaqja më e mirë e vitit 2015 në Bullgari. Nuk do të mungojnë në këtë festival edhe teatri spanjoll që do performojë në shfaqjen ?Dasma e Gjakut? të Federico Garcia Lorkës me regji të Irina Kuberskaja.

Trupa e Teatrit të Madrindit e ka realizuar këtë shfaqje posaçërisht për Festivalin e Butrintit, pohon drejtori i festivalit Alfred Bualoti. Festivali i Butrintit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Free Traffic Exchange