Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama u shfaq i gatshëm për negociata deri në minutat e fundit para votimit të reformës në drejtësi, për ta finalizuar atë me konsensus bashkë me opozitën. Por në mungesë të tij, Edi Rama tha se të gjitha votat e ASHE do jenë pro miratimit të reformës dhe për arritjen e 94 votave të nevojshme, duke kërkuar vota përtej shumicës, me thirrjen që ndërgjegja e tyre t?i përgjigjet kërkesës së shqiptarëve për drejtësi të pavaruar. Më herët Rama u takua me aleatin e PDIU Shpëtim Idrizi, i cili tha se 5 votat e partisë së tij do jenë pro vetëm për një reforme konsensuale, ose në të kundër duhet shkuar në referendum.
Disa orë para votimit në Kuvend të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për konsensus me opozitën duke u shprehur i gatshëm për kompromis dhe negociata deri në minuten e fundit.
Shefi i qeverisë zbardhi shkakun që sipas tij, negocimi deri në të zbardhur të ditës së sotme mes Engjell Agaçit, Ylli Manjanit dhe Oerd Bylykbashit dështuan.
Edi Rama foli për herë të parë në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane duke garantuar votën në bllok të reformës, por gjithësesi të pamjaftueshme për të arritur 94 votat e nevojshme, prandaj i bëri edhe një herë thirrje ndërgjegjes individuale të deputetëve, duke tentuar ti bindë , se nuk po e shesin votën.
Pothuajse në fund të këtij udhëtimi negociatash dhe marrëveshjesh për reformën në drejtësi, kryeministri i njohu demokratëve këtë meritë:
Rama: PD ka fituar në këtë proces të gjatë dhe të vështirë të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Bashën dhe ekipin e tij për rezultatet që kanë arritur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pe-diskut...