Report TV - Sallë e re operative në polici, Rama: Qentë le të lehin, karvani ecën para

2016-09-19 0

Pavarësisht faktit se kjo e martë ka qenë e tejmbushur me zhvillime intensive për Reformën në Drejtësi në politikën shqiptare, kryeministri Rama e ka gjetur kohën të jetë i pranishëm në inagurimin e sallës së re operative në policinë e Tiranës.

Kjo sallë e re përbëhet nga një kompleks shërbimesh të ofruara nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve. Kjo sallë koordinon në kohë reale shërbimet e policisë së rendit dhe policisë rrugore, në raste ngjarjesh. Po ashtu nëpërmjet sistemit GPS, salla monitoron vendodhjen e shërbimeve të policisë rrugore me qëllim orientimin e tyre drejt zonave ku është i nevojshëm shërbimi i policisë.

Po ashtu ajo monitoron në kohë reale kamerat policore të trupit, si dhe thirrjet emergjencës në Numrin Unik ?112?, si dhe njoftimet në komisariatin dixhital. Aktualisht shërbimi i numrit UNIK është në funksion vetëm në tiranë ndërsa pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij kryeministri Rama përfitoi nga rasti për të hedhur poshtë akuzat e herë pashershme të PD-së ndaj ministrit Tahiri. Sipas Ramës, ky është një shembull që tregon se këtij ekipi i lind e drejta të thotë: Qentë le të lehin karvani shkon përpara?

"Policia e shtetit ecën në drejtimin e duhur nën drejtimin me vizion të ministrit të brendshëm Ksaj skuadre i lind e drejta të thotë: Qentë le të lehin karvani shkon përpara."tha kryeminsitri.

Free Traffic Exchange