Ora News – Meta-Basha japin konsensusin, çështjet pezull në Bruksel

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Takimi Basha-Meta ka afruar votën pro reformës në drejtësi. Pas një takimi gjatë paradites së sotme në hotel Rogner kryetar i PD Lulzim Basha njoftoi opininin publik se marreveshja që ishte arritur në mesnatë u prish nga kryeministri Rama në momentin që po shkruhej. Megjithatë ai hodhi një hap para i bindur te një lëvzje e përbashkët me kryetarin e kuvendit Ilir Meta të cilin e vlerësoi për rolin e tij vendimtar në këto moment historike kur tha se është i gatshëm të japë votën në parim të paketës kushtetuese dhe se për çështje të mbetura pezull ti drjetohet Brukselit bashkë me Ilir Metën.
Menjëherë pas kësaj deklarate kryetari i Kuvendit u shfaq përballë medias më optimist se asnjëherë më parë duke garantuar miratimin e reformës të enjten madje duke zbuluar përballë medias se konsensusi I dukej tashmë një cështje e mbyllur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miratimi-te-enjten-kryeparlamentari-meta-takon-perseri-bashen/

Free Traffic Exchange