Ora News – Rama: ASHE voton në bllok të enjten. Nuk e blej dhe as e dhunoj konsensusin

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat garantoi se votat e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) janë në favor të reformës në drejtësi. Ai tha se gjatë negociatave që zgjatën deri në mëngjes, përfaqësues të PD kërkuan sërish të kalojnë vijën e kuqe të vendosur nga ndërkombëtarët. Kryeministri nënvizoi se mazhoranca i ofroi PD të gjitha mundësinë e kompromisit, përveç mundësinë që të bashkohen në një front të përbashkët kundër SHBA dhe BE. Ndërsa ftoi që refroma në drejtësi të votohet në Bllok nga 140 deputetët, Rama tha se ai nuk po kërkon as të blejë dhe as të dhunojë konsensusin për këtë reformë kyce për të ardhmen e vendit.

Për Ramën propozimi hibrid i paraqitur nga Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut.

Pjese nga deklaratat kryesore te Rames

Ora 12: 55 Presioni me djegie mandatesh shprehje alarmante e kulturës diktatoriale

Edi Rama: Thirrja ime për ndërgjegjen e cdo deputeti opozitar nuk është as blerje as dhunim i konsensusit por detyra ime si kryeministër si lider i partisë më të madhe shqiptare dhe qytetari i këtij vendi që të mos lë gur pa lëzizur nga muri shurdh i PD-së jo për hesapin aritmetik të qeverisë që unë drejtoj por për llogarinë morale të vendit që qeveris.

Ndërsa kërcënimet shantazhet presionet dhe bllofet me djegie mandatesh, baltosje të individëve që mund të shkëputen nga blloku antieuropian dhe antiamerikan kundër reformës në drejtësi janë shprehje alarmante të kulturës diktatoriale të linçimit të armikut të brendshëm që bashkëpunojnë me agjenturata e huaja kundër partisë së tyre, kam qenë jam dhe do të jem deri në orën 10:00 të datës 21 korrik për konsensus dhe kam bërë gjithçka për konsensusin por mes kërkesës për konsensus deri në aburd që bllokon reformën dhe miratimin e saj që zhbllokon rrugën e një revolucioni që pritet prej 25 vitesh në drejtësi unë ASHE zgjedh vendosmërisht këtë të dytën. Kjo nuk është reforma ime e një partie, prandaj të bashkojmë të dy koalicionet dhe me dy krahë lart të miratojmë bashkarisht reformën duke u dhënë të gjithëve një mesazh shumë të qartë se nuk ka asgjë të pamundur kur të gjithë jemi bashkë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pe-diskuton-per-shqiperine-rama-te-gjitha-kambanat-bien-per-pd/

Free Traffic Exchange