Report TV - Drejtësia/ Lu: Kush nuk voton pasoja të rënda nga SHBA-të

2016-09-19 4

Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkuar protestës së qytetarëve pranë Kryesisë së Kuvendit të cilët kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. Në fjalën e tij ambasadori Donald Lu u shpreh qartë se për ata deputetë që nuk do të votojnë Reformën në Drejtësi të enjten do të ketë pasoja të rënda e afatgjata që vijnë drejtëpërdrejtë nga SHBA.

"Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Pushtetarët kanë frikë. Unë po i dorëzoj partive politie udhëzimet mbi këto pasoja që cijnë direkt nga Uashingtoni por i siguroj se janë të rënda dhe afatgjata" -tha Lu para qytetarëve para Kryesisë së Kuvendit.

Ambasadori negociator ka zbuluar edhe një tjetër detaj se ekspertët kanë qëndruar deri orët e vona të mbrëmjes, e pas 8 orësh nuk kanëarritur ende asnjë kompromis e për këtë ai ka fajsuar kryetarin e PD Lulzim Basha

"Dy javë më parë, dëgjova me zë të fortë nga Basha dhe Bylykbashi se nëse e zgjidhnim paragrafin 88, ata do ta votonin reformën që të nesërmen. Më 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund, Rama u dorëzua dhe u ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një proces përzgjedhjeje të quajtur 6 plus 6. Por kjo nuk mjaftonte.Tani për herë të parë ata thonë se për shkak të sovranitetit kombëtar nuk mund të pranojmë që të huajt të bëjnë vlerësimin për kualifikimin e komisionerëve. Kjo është e çuditshme. Në 19 maj Basha na tha ne dhe ambasadores Vlahutin se të huajt ishin të vetmit persona që mund ta pastronin peshkun nga koka. U tha të njëjtën gjë edhe deputetëve të PE Kukan e Flanckerstein. Bylykbashi e përfshiu këtë në propozimin e tij zyrtar të shkruar që na dërgoi. Dhe tani papritur po ndryshojnë qëndrimin e tyre."-tha Lu

Kjo është dita e dytë e protestës shoqërisë civile ku kërkojnë me ngulm miratimin e reformës ditën e enjte nderkohë që edhe për neser shoqeria civilie ka njoftuar një tjetër proteste po me te njeten teme. Kujtojmë se më 21 korrik është vendimtare nëse reforma votohet apo jo në Parlament.