Report TV - Drejtësia/ Lu: Kush nuk voton pasoja të rënda nga SHBA-të

2016-09-19 1

Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkuar protestës së qytetarëve pranë Kryesisë së Kuvendit të cilët kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. Në fjalën e tij ambasadori Donald Lu u shpreh qartë se për ata që nuk do të votojnë Reformën në Drejtësi të enjten do të ketë pasoja të rënda e afatgjata që vijnë drejtëpërdrejtë nga SHBA.

"Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Pushtetarët kanë frikë. Unë po i dorëzoj partive politie udhëzimet mbi këto pasoja që cijnë direkt nga Uashingtoni por i siguroj se janë të rënda dhe afatgjata"-tha Lu para qytetarëve para Kryesisë së Kuvendit.

Ambasadori negociator ka zbuluar edhe një tjetër detaj se palët kanë qëndruar deri orët e vona të mbrëmjes por pa gjetur ende asnjë zgjidhje nuk kanë gjetur e për këtë ai ka fajsuar kryetarin e PD Lulzim Basha

"E çuditshme që Basha kundërshton ndërkombëtarët"-tha Lu

Kjo është dita e dytë e protestës shoqërisë civile ku kërkojnë me ngulm miratimin e reformës ditën e enjte nderkohë që edhe për neser shoqeria civilie ka njoftuar një tjetër proteste po me te njeten teme. Kujtojmë se më 21 korrik është vendimtare nëse reforma votohet apo jo në Parlament.