Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Nëse nuk arrihet konsensusi për rekomandimin 88, duhet ti drejtohemi referendumit?. Ky ishte qëndrimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi pas takimit me kryeministri Rama.
Idrizi përshëndeti takimin trepalesh mes Ramës-Metës dhe Bashës, por theksoi se në tyrezë duhet të ishte edhe PDIU.
Idrizi: Ne përshëndesim takimin e djeshëm, megjithëse PDIU duhet të ishte pjesë e kësaj tryeze. Është mirë që liderat të takohen dhe të gjejnë mënyrat për të gjetur kompromis. Kjo tryezë ka prodhuar ekspertët për të gjetur zgjidhje mes palëve. Unë mbetem besimplotë që ekspertët do gjejnë konsensusin dhe që të enjten të votojmë dhe ti japim shqiptarëve atë gjë aq të çmuar, reformën në drejtësi. Ne jemi të fokuasuar në dy ditët e mbetura që kjo reformë të kryehet dhe ky është nje detyrim qe ne je kami shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-idrizi-nese-nuk-arrihet-konsensusi-ti-drejtohemi-referendumit/