Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu iu bashkua sot shoqërisë civile në protestën e saj para kryesisë së Kuvendit për të kërkuar miratimin e reformës në drejtësi.
Tre ditë nga 21 korriku, Diplomati amerikan paralajmëroi për pasoja "negative të rënda dhe afatgjata" nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme.
"Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata"
Ai solli shembullin e Ismail Qemalit për ti bërë thirrje deputetëve të gjejnë kurajon të votojnë reformën në drejtësi.
"Pyetja është nëse do të kenë kurajon të votojnë për atë që e dinë se është e gjëja e duhur për Shqipërinë, apo do të votojnë për shkak të frikës nga udhëheqësit e partive të tyre politike."Koha për të vendosur është tani. Miratojeni këtë reformë!"
Fjala e plote e ambasadorit Donald Lu
Dje, pas takimit të shkurtër midis Z. Rama, Z. Meta dhe Z. Basha, ekspertët tanë u takuan për 8 orë negociatash deri në orën 2 të mëngjesit.
Por nuk arritën dot një marrëveshje. Pas 18 muajsh negociata, pse nuk arrijmë kurrë një marrëveshje?"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-lu-gjeni-kurajon-dhe-miratojeni-kete-reforme/