Ora News – Operacion “blic” në rrugët e Shkodrës

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e rendit në bashkëpunim me atë rrugore ka zhvilluar disa operacione blic në rrugët e Shkodres, kryesisht pikat kyçe të lëvizjeve ku në fokus ishte rendi dhe siguria publike, por edhe goditja e elementëve kriminale. Patrullat e policisë e përqëndruan aksionin kryesor në sheshin ?Demokracia?, përballë teatrit ?Migjeni? duke bllokuar lëvizjen në një pjesë të rrugës, ndërsa në sitë kaluan më së shumti automjetet luksoze apo me xhama të zinj, duke ushtruar verifikim të imtësishëm për dokumentacionin, lejet e drejtimit, konsumin e pijeve alkoolike, por edhe mbajtjen pa leje te armëve, si dhe lëvizjen e personave me preçedentë penalë.
Por natyrisht të tilla aksione bashkë me rritjen e sigurisë, tek një pjesë e qytetarëve krijojnë edhe panik, pasi bllokimi i rrugëve në këtë formë ngjan shpesh me ngjarje kriminale. Shtimi i lëvizjeve në qytet me kthimin e emigrantëve, por edhe rastet e njëpasnjëshme të shënuara në të gjithë vendin, diktojnë nevojën për masa të shtuara, por që asesi nuk duhet të jenë vetëm me aksione apo bllokime të tilla segmentesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacion-blic-ne-rruget-e-shkodres/

Free Traffic Exchange