Një makinë me targa maqedonase ka marrë flakë në autostradën Tiranë Durrës mbrëmjen e kësaj të hëne.
Zjarri në automjetin tip Lanrover rezulton në pronësi të një personi të identifikuar si R.I fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndi elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet.
Report TV siguron videon që tregon makinën në flakë.