Report TV - Rama: Reforma miratohet me 94 vota, ky është konsensusi

2016-09-19 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një konferencë për shtyp, pas takimit trepalësh për reformën në drejtësi, se 21 korriku duhet të jetë dita e bashkimit që do t'i çelë rrugë transformimit të madh të Shqipërisë.

Duke e konsideruar reformën në drejtësi një revolucion të pashmangshëm, shefi i mazhorancës u shpreh i bindur se paketa e ndryshimeve Kushtetuese do të miratohet në 21 Korrik dhe për të do të shkojnë 94 vota.

"Reforma do të votohet në 21 Korrik. Me konsensus ose pa konsensus reforma do të kalojë. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti. Nëse do të kishim 100 përqind konsensus, kjo do të ishte e mirëseardhur", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se vullneti i PS-së është i qartë për të votuar reformën në mënyrë që vendi të çlirohet nga epoka e dominuar nga mungesa e drejtësisë.

"Kjo është reforma më e rëndësishme, dhe padyshim më historikja që duam ta çojmë përpara. Dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga momenti i bashkimit të të gjithëve për t?i çelur rrugë këtij revolucionit dhe që do jetë edhe momenti dramatik i ndarjes së re, mes atyre që janë të vetëdijshëm në atë parlament se pse janë aty dhe që do ta përfaqësojnë me dinjitet ambicien e popullit shqiptar për tu çliruar nga kthetrat e një sistemi të korruptuar drejtësie i cili iu ka penguar të ardhmen për 25 vjet me radhë dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal që po ndodh. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur t'i hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga një epokë e dominuar nga mungesa e drejtësisë", tha Rama gjatë një takimi me disa të rinj pjesë e Akademisë Politike të PS-së.

Free Traffic Exchange