Report TV - Basha: Takimi ishte konstruktiv zgjidhja sipas propozimit hibrid

2016-09-19 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se takimi ishte konstruktiv. Sipas tij, tre forcat politike do të punojnë me ekspertët e tyre për të finalizuar një draft të përbashkët politik. "E vlerësoj këtë takim. Tre forcat politike kanë angazhuar përfaqësuesit e tyre për të propozuar një zgjidhje mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Venecias. Është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës. Negociatori ynë do të jetë Bylykbashi. Zgjidhje mbi rekomandimin hibrid dhe Komisionin e Venecias. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë për t'iu dhënë shqiptarëve lajmin e mirë", u shpreh Basha.