Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Poliklinikën e Specialiteteve Numër 1, nga ku ka thënë se investimet e bëra gjatë kësaj periudhe në sistemin shëndetësor po japin rezultate të dukshme dhe se, sipas tij, diferencën nuk e bëjnë fondet, por vizioni e qasja re të qeverisë.
?Nuk mbaron asnjëherë dhe në asnjë vend nevoja për më shumë cilësi në shërbimin shëndetësor. Ne përballemi me një inerci të jashtëzakonshme rrënimi e shkatërrimi dhe të perceptimit e besimit të njerëzve, por jemi krenarë se tek shëndetësia kemi bërë investime si asnjëherë më parë. Mbi të gjitha, nëse në krahasimin fonde me fonde, diferenca nuk është shumë e madhe me të kaluarën, ajo që është e rëndësishme është se ne kemi programuar shumë më mirë, kemi zbatuar shumë më mirë dhe gjithçka e kemi bërë në kuadrin e një vizioni që gjërat ndërtohen hap pas hapi.? tha Rama.