Ora News – Basha si Meta: Qeveria teknike e domosdoshme, gati për takimin

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron të domosdoshme krijimin e një qeverie teknike, që sipas tij duhet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reagimi vjen një ditë pas këtë ide e hodhi kreu i Kuvendit Ilir Meta.
?Fakti qe nje parti qeveritare i bashkohet ne menyren dhe autonominë e vet opsionit te opozitës tregon qarte se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim te lirë, te drejte e te barabarte te partive ne zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit?, shkruan Basha.
Në një reagim të gjatë në Facebook, Basha thotë se mirëpret dhe mbështet propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh, çka sipas kreut demokrat, gjithpërfshirja ka zgjidhje.
?Nga ana tjeter, mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metes per nje dialog shumepalesh. Gjithperfshirja ka zgjidhje?, shkruan Basha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-si-...