Për të katërtin vit radhazi, shoqata ARSA organizon eventin e mbledhjes së fondeve për vaksinimin dhe sterilimin e qenve të rrugës. Eventi konsiston në grumbullimin e veshjeve apo sendeve të ndryshme nga qytetarët dhe shitjen e tyre. Përfaqësuesja e projektit thotë se është një mënyrë efikase por veçanërisht humane për të pakësuar qentë e rrugës, që prej kohësh janë kthyer në shqetësim për qytetarët.
ARSA, Animal Rescue Albania është një shoqatë që e ka nisur aktivitetin në Shqipëri prej 6 vjetësh dhe ka në fokus vaksinimin, sterilizimin, por dhe strehimin e adoptimin e qenve të rrugës.