Report TV - 19-22 korrik festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz në Tiranë

2016-09-19 0

Grupe muzikore të ardhura nga Austria, Turqia, Izraeli, Holanda, Zvicra, Shqipëria, etj do të jenë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar Xhaz Albania. Duke nisur nga dita e martë, më 19 korrik, deri më 22 korrik festivali i xhazit do të mbahet te Resorti Stela në orën 20.oo. Risi e edicionit të pestë të këtij festivali janë kompozimet origjinale, pohon drejtori artistik i festivalit Genti Rushi.

Menaxheri i festivalit Valter Xoxa u shpreh për mediat se ky është një event artistik i rëndësishëm për kryeqytetin i mbështetur edhe nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në edicionin e pestë të Festivalit Jazz Albania do të ketë kompozime të tilla si ato që luhen nga përfaqësuesit e festivalit Tommaso Troncon Quintet .


Bashkë me grupin Shalosh që vjen nga Izraeli në festival do të performojnë grupi i Gani Jakupit me artistë sapnjollë, trioja turke Mavi Jol, një trio e njohur zvicerane dhe Andi Kongo nga Shqipëria. Merr pjesë edhe artistja e njohur Irmie Vesselsky, që do të përfaqësojë Austrinë në festivalin e Xhazit. Ajo do të performojë një kombinim midis jazzit dhe muzikës klasike

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar Xhaz Albania që shfaqet falas për publikun.

Free Traffic Exchange