Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka thënë sot se mbështet kryetarin e Kuvendit Ilir Meta që propozoi krijimin e një qeverie ekspertësh dhe për zhvillimin e zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, lideri demokrat ka thënë se, krijimin e një qeverie të tillë e shikon si domosdoshmëri, për stopimin e krizës se gjithanshme të vendit.
Sipas tij kjo është e vetmja rrugë për zgjedhje të lira, ndërkohë që duke u ndalur tek çështja kryesore, reforma në Drejtësi ai thotë se PD ka insistuar në konsensus dhe sipas Venecias, SHBA e BE.
?Mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh. Gjithpërfshirja ka zgjidhje? ka thënë Basha.
Ai thekson se PD nuk ka dashur që të përjashtojë ndërkombëtarët, ndërkohë që ka shtuar se është i gatshëm që të takojë Ramën.
?PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në perputhje te plote me rekomandimet e Komisionit te Venecias.Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik? thotë Basha.