Report TV - Kamëz, përleshen me thika dy persona,vdes në spital 34-vjeçari

2016-09-19 16

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në Kamëz ku një 55-vjeçar ka goditur me thikë në bark një 34-vjeçar i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Parisi? në Kamëz dhe e gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se, konflikti mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur për motive të dobëta rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar kur Adil Doçi 55-vjeç ka goditur me thikë në bark Olsi Kaptina 34-vjeç, i cili ndonëse është dërguar për mjekim në QSUT nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës.

Policia ka identifikuar autorin e këtij krimi dhe e ka shpallur në këkrim atë.