Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh këtë të hënë se qeveria me bazë ekspertësh, e propozuar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, nuk është zgjidhja e duhur.
Sipas tij, "qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare". "Shumica është e maturuar dhe s?kanë pse e çon vendin në qeveri teknike. Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare", u shpreh Ahmetaj.
Kreu i Financave solli në vëmendje gjithashtu se qeveritë teknike në Shqipëri nuk kanë pasur sukses në të shkuarën. "Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses", u shpreh Ahmetaj.