Krim në familje, gruaja vret me sëpatë burrin në gjumë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konflikt i vazhdueshëm brenda familjes, dyshohet se ka çuar një grua të vrasë me sëpate bashkëshortin, teksa ai ishte duke fjetur. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, ku Mirela Buzalli, 35 vjeç, qëlloi per vdekje burrin e saj, Shkëlzen Buzallin, 45 vjeç. Sipas policisë, goditja ka qene aq e forte sa bashkëshorti ka humbur jetën menjëherë. Pak minuta pas krimit, gruaja është vetëdorëzuar në polici në gjendje të rënduar psikologjike. Banorë të zonës thane se bashkëshortet nuk njiheshin si problematike. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tre fëmijët e çiftit, ku më i vogli është vetëm 5-vjeç, kanë qenë në gjumë. Policia ka marre ne pyetje gruan per te zbardhur shkakun e ketij krimi familjar