Fondi i investimeve në turizëm, projekti do ofroj bashkfinancim dhe mbështetje teknike

2016-09-19 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata qytetarë që duan të nisin një biznes në turizëm tashmë do të mund të marrin mbështetje financiare dhe teknike po pa paguar për të. Për ti ardhur në ndihmë sidomos ndërmarrjeve të vogla në turizëm është krijuar Fondi i parë në Shqipëri për Investimet dhe Financimin në Turizëm i cili do të funksionoj si një bashkaksioner.Drejtori i Përgjithshëm sqaron se ky projekt do të zgjasë rreth 3 vite.
Krijohet për herë të parë Fondi për Investimet në Turizëm në Shqipëri. Drejtori i përgjithshëm Jonel Kristo deklaron se në fokus do të jenë sidomos bashkëfinancimi dhe mbështetja teknike.Fillimisht zbatimi i këtij projekti do të zhvillohet në 4 zona pilot dhe më pas synon që të zgjerohet me tej.
Edhe pse nuk është vendosur një limit për financimin e ndërmarrjeve në vëmendje ky fond do të ketë në fokus bizneset e vogla të agroturizmit dhe ekoturizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-do-zgjase-tre-vite-do-ofroj-bashkfinancim-dhe-mbeshtetje-teknike/