Rrezik nga depozitat e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Depozitat e ujit janë sa te vlefshme per furnizimin pa ndërprerje, po aq edhe te dëmshme, nëse nuk mirëmbahen. Veçanërisht ne këtë stine, kur temperaturat janë shume te larta, uji i depozitave, mund te jete rrezik serioz për shëndetin. Specialiste te higjienës iu bëjnë apel qytetareve, për pastrimin periodik te depozitave, si ato familjare mbi pallate ashtu dhe depozitat e mëdha metalike apo ne forme dhomash. Ky proces duhet te ndodh 1 here ne vit. Por ne fakt, janë me dhjetëra pallate ne Tirane e jo vetëm, qe per vite me radhe, ndoshta dhe dekada, nuk kane pastruar asnjëherë depozitat e ujit. Qëndrimi i ujit per nje kohe te gjate ne ambient te mbyllur dhe shtimi i mikrobeve, përben rrezik per helmim, përhapjen e verdhëzës dhe sëmundje te tjera infektive. Me ligjin e ri për kontrollin e ujit te pijshëm, autoriteti përgjegjës per cilësinë e ujit deri te pallati apo banesa, është ujësjellësi. Ndërsa nga depozita tek rubineti, përgjegjësia është e administratorit te pallatit ose pronarit te shtëpisë. Specialiste te Shëndetit Publik, tregojnë se per çdo problem qe banoret mund te vene re me ujin, ne shije apo ere, duhet t?i drejtohen Drejtorisë se Higjienës. 1200 leke te rinj, kushton analiza per cilësinë e ujit. Ndërsa pastrimi i depozitave te mëdha, kryhet nga kompani private te licencuara enkas per këtë shërbim. Nëse banoret e pallateve nuk gjejnë gjuhen e përbashkët per pagesën e ashensorit apo shkalleve, kontributi për pastrimin e depozitave te ujit, duhet te jete i detyruar për sigurinë e shëndetit dhe jetës.