“Vizita fiskale” për kuponin tatimor - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej datës 1 gusht tatimet do të zbresin në zonat turistike për të kontrolluar çdo biznes nëse lëshon apo jo kuponin tatimor. Në një intervistë për Vizion Plus, shef i kabinetit në Ministrinë e Financave, Niko Lera, sqaron se në bazë të analizës së riskut, sistemi ka identifikuar këtë sektor si më potencialin për të fshehur të ardhurat, pasi ka dhe volumin më të lartë të konsumit. Ai thotë se qëllimi nuk është të kapet në gabim biznesi.Këto të dhëna përpunohen dhe mbi bazën e tyre ne nxjerrim subjektet më tipike. Këto subjekte tipike lajmërohen, telefonohen, këshillohen të reagojnë. Në pjesën dërrmuese të rasteve reagojnë, shohim rritje të xhiros, në rastet kur nuk reagojnë atëherë është e domosdoshme një vizitë fiskale për të parë problemin, për të evidentuar çështjet që ekzistojnë dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë në vijim. Primare do të jetë edukimi dhe kërkesa për zbatimin e ligjit.Por a do të ketë kontroll për bizneset e tjera? Niko Lera thotë se në varësi të muajve do të identifikohen edhe sektorët që kanë aktivitetin më të madh tregtar.Ne në gusht do të kontrollojmë në sektorin e turizmit se këtu është piku dhe këtu është risku. Në periudhat e tjera ne do të fokusohemi në sektorë të tjerë që janë me risk sipas muajve që ata kanë më shumë aktivitet. Vlerësimi i riskut, seleksionimi i subjekteve që do të kontrollohen bazuar në metodën e riskut do të jetë mënyra e vetme e punës. Nuk do të ketë më për tatimorët të shkojnë ku kanë dëshirë apo ku i pëlqen atyre, do të shkosh atje ku indikatorët tregojnë se ka rrezik.Ministria e Financave thotë se nuk ka asnjë të dhënë për rënie të të ardhurave që vijnë nga Tatimi mbi vlerën e Shtuar, por aksionin ajo e shpjegon me faktin se lufta kundër informalitetit është e vazhdueshme në kohë dhe jo sezonale. Tashmë që të gjithë u pajisën me kasa fiskale, kontrolli nuk do të bëhet më ne terren, por nga kompjuteri, ku nëse ka dyshime për evazion inspektorët shkojnë për të bërë kontroll.