Një grusht shteti, që nuk zgjati më shumë se 4 orë. Në një vend ku përgjatë 56 viteve ka pasur disa përpjekje të ushtrisë për të marrë pushtetin me gjak, që kanë rezultuar në mijëra vdekje e vorbulla trazirash politike, e ku përgjithsisht Forcat e Armatosura, të cilat e shohin veten si mbrojtëse të demokracisë turke, një filozofi e mbrujtur me idetë sekulariste të themeluesit të Turqisë moderne Qemal Ataturkut, kanë qenë të suksesshme.