http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse doni qe te paguani sa me pak detyrim kur te shisni banesën tuja, atëherë nga shtatori deri ne dhjetor te ketij viti, ju mund te beni rivlerësimin e shtëpisë, pranë zyrave imobiliare. E thënë ndryshe, nje banese, e cila është blere 40 mije euro ne vitin 2000, nëse do te shitet sot, vlera e saj ka rritur ne 80 mije euro. Me ligjin ne fuqi, qytetari do te duhet te paguaje 15 % te diferencës me vlerën e pare dhe asaj te dyte, çka do te thotë se është nje barre jo e vogël. Por nëse bëni rivlerësimin e banesës, tatimi do te jete vetëm 2 %. Për agjentet imobiliare, kjo nisem është e shumëpritur, pasi shume qytetare, nuk kane mundur te sheshin banesat e tyre për shkak te tatimit te larte qe duhet te paguanin. Ndërkohë qe rivlerësimi do te jete i vlefshëm edhe per pasuritë e bizneseve. Kjo është hera e trete qe qeveria ne kohe te ndryshme, kërkon t?i japë nje mundësi qytetareve te bëjnë rivlerësim pasurie, por nga ana tjetër, çdo fushate ka ardhur pikërisht ne kohen kur te ardhurat ne buxhet, janë me mosrealizim.