Report TV - Grabitja në Rinas, PD: Njerëzit e Tahirit bashkëpunëtorë, provat nesër

2016-09-19 2

Partia Demokratike paralajmëron se do të publikojë nesër prova, sipas të cilëve, bashkëpunëtorë në grabitjen e rreth 1 milionë euro në aeroportin e Rinasit, janë njerëzit e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputeti i PD, Alban Zeneli u shpreh se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart.

"Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas. Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite. Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri.? Më 30 qershor ra çdo standard i sigurisë publike e sigurisë kombëtare në vend, kur në mesdite aeroporti i vetëm ndërkombëtar që kemi, u pushtua nga një grup i armatosur e me maska", u shpreh Zeneli.