Report TV - Korrupsioni/Gjyqtarja Andrea 'u arratis' me traget nga Shqipëria

2016-09-19 3

Gjyqtarja Majlinda Andrea rezulton se është arratisur nga Shqipëria me traget drejt Italisë 12 orë para se kolegët e saj të vendosnin për ti arrestuar të shoqërinë dhe ta pezullonin vetë gjyqtaren nga detyra.

Referuar sistemit TIMS, çifti i bashkëshortëve Andrea ka lënë Shqipërinë të premten nga pika e kalimit kufitar në Durrës ku me automjet duke marrë tragetin për në Bari ata kanë dalë nga vendi rreth orës 22:30 minuta.

Një ditë më pas gjykata e lartë ditën e shtunë do të dilte me vendim për masat e sigurisë ku caktoi për Odhise Andrean arrest me burg dhe për gjyqtaren Andrea Pezullim nga detyra. Kjo diferencë kohore dhe largimi nga Shqipëria sipas prokurorisë ka ngritur dyshime se ky operacion është dekonspiruar.

Free Traffic Exchange