Report TV - Veliaj fton qytetarët: Lironi trotuaret tërhiqni avllitë e muret 1-2 metra

2016-09-19 0

Pesë mijë banorë që jetojnë në pjesën fundore tëish Fushës së Aviacionit do të kenë shumë shpejt në dispozicion infrastrukturë moderne. Bashkia e Tiranës po përfundon zbatimine projektit të rikualifikimit urban të bllokut të banesave që kufizohet me Rr.Dritan Hoxha, Rr.Teodor Keko, Rr.Anesti Lubonja dhe Parkun tek Ish Pista e Aviacionit. Punimet për rikualifikimin e infrastrukturës në këtë bllok u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre.

?Janë 18 rrugë, të cilat do ta ndryshojnë ndjeshëm nivelin dhe cilësinë e jetës urbane në njësinë 7. Ishte e paimagjinueshme që e gjithë kjo zonë në afërsi të doganës, pra hyrja në kryeqytetin e shqiptarëve, i ngjante në fakt një zone totalisht primitive dhe të degraduar nga ana e urbanistikës. Kemi qenë këtu edhe gjatë fushatës, ndaj na jep kënaqësi që 2 javë para se të mbushet viti nga marrja e detyrës, kemi zhbllokuar një projekt që zvarritej pafundësisht. Sot jemi në një fazë ku, një pjesë e madhe e punimeve kanë mbaruar. Besoj se para afatit 10-mujor të punimeve, pra në krye të 5 muajve, do të kemi mbaruar urbanizimin e zonës?, deklaroi Veliaj.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të krijuar hapësirat e nevojshme publike brenda zonave të banuara.