http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana zyrtare ka reaguar ndaj tentativës për grusht shteti ne Turqi, duke shprehur mbështetjen për popullin turk dhe institucionet atje. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, thotë se ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e në Turqi. Kreu i shtetit shqiptar i dënon me forcë tentativën për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi. Kryeministri Edi Rama, i cili vetëm pak jave më pare ishte ne Turqi, shprehet: I lumtur për popullin vella te Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e vështire! Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, shpreh solidaritetin me popullin turk dhe autoritetet legjitime te vendit per kapërcimin me sa me pak kosto te situatës se rende te krijuar nga tentativa per grusht shteti. Shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet te rëndësishme per stabilitetin e Turqisë dhe te gjithe rajonit, thotë kreu i Kuvendit. Ministria e Jashtme ka ndjekur me shqetësim zhvillimet ne Turqi. Ne deklaratën e saj i bëhet thirrje shqiptareve qe ndodhen atje, te shmangin zonat e prekura nga trazirat, te ndjekin udhëzimet e autoritete turke dhe mediat lokale. Ambasada Shqiptare ne Ankara dhe Konsullata ne Stamboll janë ne gatishmëri te plote per t?u përgjigjur te gjitha kërkesave per asistence.Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dha garanci se i gjithë personeli dhe studentët ushtarakë shqiptarë në Turqi janë shëndoshë e mirë dhe të gjithë janë të sigurt!Edhe Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat shprehet se shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike, thuhet ne deklarate, janë në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj.