Report TV - Drejtësia, Fleckenstein-Kukan: Vetingu me mbikëqyrjen e huaj

2016-09-19 0

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të gjejë kompromisin për miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa mbështesin propozimin me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut.

Ata kanë shtuar se janë duke ndjekur zhvillimet, ndëkrohë që theksojnë se e kanë mbështetur dhe e mbështesin Reformën në Drejtësi duke nxitur gjetjen e kompromisit.

Ata shtojnë se, janë të keqardhur për refuzimin e propozimit të bashkësisë ndërkombëtare, por shtojnë se zgjidhja e çështjes është brenda mundësive e cili do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë.

Mes të tjerash, kanë shtuar se, mbështesin rolin e parashikuar për Operacionin Monitorues Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit, pasi kjo nuk do të zvogëlojë pavarësinë e autoriteteve shqiptare, e cila është thelbësore.

Përfshirja, deklarojnë ata do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias duke shtuar se, qëndrojnë të gatshëm për të ndihmuar partneret shqiptarë për miratimin e reformës.

Po ashtu, inkurajojnë liderët politikë në Shqipëri të vazhdojë bisedimet e tyre në frymën e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh qëllimin kryesor të kësaj reforme, krijimin e një sistemi të besueshëm, të pavarur dhe efikas të drejtësisë në Shqipëri.