Report TV - Ekonomi-Ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë si destinacion investimesh

2016-09-19 0

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, i ftoi Ambasadorët e huaj të promovojnë Shqipërinë si destinacion investimesh për sipërmarrjet e shteteve të tyre. Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve 2016, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi prezantimin për Zonat Teknologjike dhe Zhvillimit Ekonomik të Spitallës dhe Koplikut. Ekonomi u prezantoi diplomatëve sektorët më të përshtatshëm për investime, duke e vënë theksin te zonat ekonomike.

Gjatë prezantimit, Ekonomi theksoi se Shqipëria ka lënë tashmë krizën, ndërkohë që reformat ekonomike kanë dhënë rezultatet e tyre pozitive në përmirësimin e Klimës së sipërmarrjes.

Free Traffic Exchange