Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berlini përmes zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, Erst Rachel, ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës shqiptare, duke e fajësuar se po gjen pretekste për miratimin e reformës në drejtësi.Rachel deklaroi se Gjermania mbështet shumicën në gjetjen e votave individuale të deputetëve nga partitë e tjera, në rast se nuk arrihet konsensus me demokratët. Ai mbështeti fort rolin e ndërkombëtarëve në proçesin e vettingut të gjytarëve, duke deklaruar se këtu situata është e rëndë sa vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund të garantonte verifikim me profesionalizëm të gjyqtarëve.
Gjermania ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës shqiptare, duke e kritikuar si penguese të reformës në drejtësi.
Drejtori për Europën Juglinore në Ministrinë e Jashtme, Erst Rachel, ka shigjetuar demokratët duke deklaruar se ata po gjejnë pretekste për të mos miratuar reformën, me arsyetime konfuze.
Erst Rachel: ?Në skenën e komunitetit ndërkombëtar pas disa muajsh loje politike mbizotëron një frustacion. Sa herë që opozita bën kërkesë dhe kjo kërkesë refuzohet atëherë na bie ndërmend një kërkesë tjetër dhe gjendet një pretekst për të refuzuar reformën. Me këtë përvojë që kemi na lind pyetja nëse opozita nuk e do reformën për arsye të ndryshme. Unë nuk i di arsyet e opozitës dhe nuk dua të spekuloj. Ju e njihni situatën dhe besoj si unë jeni konfuz me qëndrimin në vazhdimësi të opozitës?.
I pyetur nga Ora News nëse ne mungesë të konsensusit, mazhoranca mund të kërkojë votë individuale të deputetëve për të plotësuar 94 vota, Rachel nuk la asnjë mëdyshje, duke përligjur këtë mundësi të shumicës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rachel-pd...