http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 aksidente, dy prej te cilëve me këmbësore ndodhen kete te premte në Tiranë, ndërkohë që tre persona mbetën të plagosur. Ngjarjet nisën që në orët e para të mëngjesit, ku shpejtësia për pak sa nuk i mori jetën një drejtuesi makine, i cili u përplas me disa automjete të parkuara. Aksidenti ndodhi në rrugën ?Mine Peza? kur automjeti doli nga kontrolli dhe u përplas me 6 makina të parkuara anë rrugës. Fatmirësisht nga aksidenti, nuk mbeti asnjë person i plagosur ndërkohë që drejtuesi i tij rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit mbi masën e lejuar. Vetëm pas disa orësh një tjetër aksident ndodhi në Tiranë ku një automjet goditi një këmbësor. Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së njohur si ?Brryli? ku makina tip smart e drejtuar nga një vajzë 19-vjeçare përplasi një të moshuar, i cili ecte mbi vijat e bardha. 67-vjeçari Fahri Spahiu, sapo kishte bërë pazarin kur u godit nga makina. Ai u dërgua në spital, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një tjetër aksident në autostradën Durrës-Tiranë nga përplasja e dy automjeteve njëri prej tyre u përmbys. Përplasja ndodhi në afërsi të Maminasit, por fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk do të kalonte shumë dhe sërish në një tjetër aksident, dy persona mbetën të plagosur. Një automjet përplasi dy të moshuar në afërsi të ish-restorant ?Durrësit?. Dy të moshuarit po kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur u goditën nga makina. Ata u transportuan menjëherë në spital, ndërkohë që në gjendje të rënduar paraqitet gruaja.