Ylljet Aliçkaj, ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se Franca është e ekspozuar kaq shumë ndaj sulmeve terroriste pasi ajo është në ballë të luftës kundër fenomenit ISIS.
Ai ka shtuar se, masat e marra nuk rezultuan të suksesshme në këtë ditë të pavarësisë së Francës, sa ç?ishin gjatë një muaji të kampionatit evropian të futbollit.
?Franca është bërë target i sulmeve terroriste dhe një ndër arsyet kryesore është se ajo është bërë pjesë e koalicionit të vendeve që po luftojnë ISIS. Ka një vazhdimësi. Një vend që respekton të drejtat e njeriut ka edhe koston e hapësirave të mundshme të penetrimit të terrorizmit. Fenomeni kamikaz është ekstremi i sofistikimit të terrorizmit. Ata japin jetën për të vrarë dhe përballë këtij reagimi ka një kundër reagim. Sa më tepër sofistikohen sulmet dhe rritet impakti strategjia është për të mbjellë frikë e terror në opinionin e gjerë. Përsëri ka hapësira, pasi nuk ka imunitet duke qenë se për një muaj, gjatë kampionatit evropian u mbajt shumë mirë situata nën kontroll dhe dje në një festë kombëtare ajo nuk i qëndroi masave? tha ai.