Aksidenti në Tiranë, Tahiri: 45-vjeçarja Prifti do ishte gjallë nëse gjyqtari do jepte drejtësi

2016-09-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Tahiri e ka konsideruar aksidentin tragjik të dy ditëve më parë, ku humbi jetën kampionen e qitjes, Dhurata Doku Prifti, një pasojë e vendimeve korruptive të gjyqtarëve.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme, Tahiri tha se 45 vjeçarja do të ishte gjallë nëse gjyqtari që ka vendosur lirimin e autorit të aksidentit do të kishte dhënë drejtësi dhe nuk do ta kishte lënë atë të lirë.
Tahiri: Reforma në sistemin e drejtësisë do jetë mënyra më e mirë për t?i dhënë dorën gjyqtarëve të ndershëm (që nuk janë pak) dhe për të hedhur në koshin e plehrave gjyqtarët e korruptuar e ata banditë që sot, nën pelerinën e sistemit të drejtësisë, bëjnë krime me pronat, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
U njohët dje me një vendim gjykate për personin që në një aksident la pa jetë një grua, nënë e dy fëmijëve, në mes të Tiranës. Ky person mund të ishte fare mirë në burg, aksidenti do shmangej dhe nëna do ishte sot në jetë. Sepse ishte një person i arrestuar nga policia për shkak se donte të korruptonte policinë. Ja pra, ky është sërish një rast që tregon se si gjyqtarë të korruptuar lënë viktima në rrugë. Se si gjyqtarë banditë lënë viktima në rrugë dhe shkaktojnë pasoja të rënda për sigurinë në këtë vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-tirane-tahiri-45-vjecarja-do-ishte-gjalle-nese-gjyqtari-do-jepte-drejtesi/

Free Traffic Exchange