Ora News – Momenti kur kamioni shtyp turmën e njerëzve në Nicë

2016-09-19 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sërish terror dhe gjak në Francë pas atentateve të nëntorit. Një kamion hyri në mes të turmës së njerëzve që po festonin 14 Korrikun, Bastille Day, festa e tyre kombëtare, në Nicë të Francës duke vrarë të paktën 84 persona, informojnë zyrtarët e cituar nga mediat franceze. Flitet për 150 të plagosur
Ngjarja u shënua mbrëmjen vonë të 14 Korrikut në Promenade des Anglais shëtitorja anës detit, në momentin kur njerëzit po shpërndaheshin pasi kishin parë shfaqjen e fishekzjarreve në qiell.
Nga Kamioni u qellua me automatik
Gjatë kohës që makina ishte në lëvizje nga kamioni është shtënë me automatik në drejtim të turmës. Burime nga policia e Nicë i thanë ?Le Figaro? se viktimat janë 73. ? Armë të ndryshme dhe granata janë gjetur brenda në kamion, i ka thënë një burim Le Figaro-s. Burimet flasin për një atentat të paramenduar.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/bota/shkon-ne-80-numri-i-te-vrareve-ne-nice-sulmuesi-tunizian-me-shtetesi-franceze/

Free Traffic Exchange