Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vkahutin kanë takuar sot në kryesinë e Kuvendit kreun e komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa.
Sipas të dhënave, takimi është fokusuar tek reforma e cila sot do të trajtohet për të fundit herë në komisionin e posaçëm, ndërkohë që më 21 korrik pritet që të dërgohet në parlament për votim.
Vlahutin e Lu vetëm një ditë më parë takuan kreun e Kuvendit Ilir Meta.