Ministria e Financave: Në 6 muaj, 4.8 mld lekë më pak investime

2016-09-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Financave e ka konsideruar një trend normal mosrealizimin e investimeve publike në pjesën e parë të viti. Të dhënat e këtij dikasteri tregojnë se investimet u realizuan në masën 18.3 miliardë lekë, duke qenë 12 për qind më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë dhje 4.8 miliardë lekë më pas se plani.
Në shpjegimin që shoqëron treguesit fiskale, ministria thekson se ky trend i performancës është i zakonshëm në gjysmën e parë të vitit buxhetor si shkak paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për t?u paguar dhe vonesës në disbursim.
Në këtë mënyrë pritet që disbursimet për realizimin e projekteve si me financim të huaj ashtu edhe me financim të brendshëm të rriten në muajt në vazhdim. Apel për rritjen e investimeve nga buxheti në pjesën e mbetur të vitit bëri pak ditë më parë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ministria-e-financave-ne-6-muaj-4-8-mld-leke-me-pak-investime/