Report TV - Rama-PD: Shkruajeni reformën pas 'Ok' të SHBA-BE, e votojmë

2016-09-19 0

Një propozim i ri për reformën në drejtësi ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për Partinë Demokratike. Pas përpjekjeve të shumta të politikanëve në Shqipëri dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozita nuk është treguar e gatshme të pranojë konsensusin që do të sjellë miratimin e reformës në drejtësi.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë i kërkon Partisë Demokratike që ta shkruajë vetë reformën, të marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, e më pas mazhoranca do ta votojë atë në Kuvend. ''Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vetë si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje''!, shkruan Rama në Facebook.

Free Traffic Exchange