Ora News – Kreshnik Spahiu: Përfshirja e ndërkombëtarëve në drejtësinë shqiptare duhet bojkotuar

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleanca Kuqezi i bën thirrje opozitës të kundërshtojë çdo presion të ndërkombëtarëve që cënon sovranitetin e shtetit shqiptar. Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha se përfshirja e ndërkombëtarëve në vendimmarrjet e drejtësisë shqiptare godet balancat e pushtetit.
Kreshnik Spahiu: ?Përfshirja e ndërkombëtarëve në vendimmarrjet e drejtësisë shqiptare duke e vendosur pushtetin gjyqësor si të ndërvarur dhe me sovranitet tëk ushtëzuar godet rëndë balancat e pushtetëve. Roli i ndërkombëtarëve nuk mund të jetë prezent vetëm në pushtetin gjyqësor sepse Shqipëria së pari ka nevojë për reformë në sistemin politik nga i cili ndërtohen të gjitha institucionet përfshi dhe drejtësia. Në këto kushte përfshirja e ndërkombëtarëve në vendimmarrjet e drejtësisë shqiptare është anti-kushtetuese dhe duhet bojkotuar?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kreshnik-spahiu-perfshirja-e-nderkombetareve-ne-drejtesine-shqiptare-duhet-bojkotuar/