http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka bere një paralajmërim te forte, se dështimi i reformës ne drejtësi, do te sjelle kosto te pallogaritshme per vendin dhe procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Rama iu drejtua diplomateve te pranishëm ne Konferencën e Ambasadoreve, duke thene se ndërkombëtaret janë investuar si kurrë me pare ne kohe paqeje.?Ju jeni te paret qe keni vetëdijen e plote nga kontakti i vazhdueshëm me gjithë vendet partnere ne kete proces per peshën e jashtëzakonshme qe ka kjo reforme ne raport me marrëdhëniet tona me BE, ne raport me imazhin e Shqipërisë ne syte e partnereve strategjike dhe ne raport me te nesërmen, qe mund te vije me nje kosto te pallogaritshme ne varësi te fatit te reformës?.Megjithatë, shefi i qeverise ka lane te hapur mundësinë e nje kompromisi me opozitën per këtë çështje.?Dua ta nënvizoj qe ne jemi shume te vendosur qe deri ne momentet e fundit te bejme çdo përpjekje ne përputhje te plote me qëllimin dhe qëndrimin e partnereve strategjike?.Reforma sipas kryeministrit është e rëndësishme edhe per bashkëpunimin me partneret ndërkombëtare ne përballimin e sfidave globale.?Implikimet pozitive ose negative te reformës, nuk prekin vetem Shqipërinë dhe raportet BE-Shqipëri, por edhe interesa me rendesi te posaçme te komunitetit ndërkombëtar, euroatlantik ne rajon, pasi eshte e nënvizuar nevoja per te përforcuar lidhjen mes Shqipërisë e partnereve dhe te BE ne raport me domosdoshmërinë per nje veprim dhe me te koordinuar e efikas kundër krimit, trafiqeve dhe fenomeneve, qe shqetësojnë boten sot, si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm?.Kryeministri u ndal edhe tek bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën dhe angazhimi per te ndihmuar shqiptaret ne Maqedoni, Malin e ZI, e Luginën e Preshevës per konsolidimin e te drejtave te tyre, ndërsa tha se Shqipëria ka edhe nje plan per normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e saj, Greqinë dhe Serbinë.