Dënimet për bandën e tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të enjte dënimet për 7 të arrestuarit e bandës së tritolit. Të parit që iu komunikua vendimi ishte vrasësi me pagese Julian Sinanaj, i cili u dënua me 35 vjet burg, nga të cilët 30 vjet do t?i kryejnë në një burg të sigurisë së lartë dhe 5 vjet në një burg të zakonshëm.Gjithashtu, trupi gjykues dha dënimin maksimal, duke e dënua me burgim të përjetshëm Anton Mëhillaj, i cili konsiderohet si ?kreu? i bandës, ndërsa Genis Mëhillaj u dënua me 10 vite burg. Krimet e renda i dënuan pjesëtarët e tjerë të bandës me përkatësisht 8 vjet Ndriçim Gjokonajn, 19 vjet Marjon Mitron, 8 vjet burg Albin Mexhajn dhe 5 vjet burg biznesmenin Ilir Karçini.Julian Sinanaj, pak ditë pas arrestimit në janar 2014, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe në këmbim të statusit te te penduarit të rrëfente emrat e bashkëpunëtorëve të tij.Dëshmia e Sinanajt tronditi të gjithë opinionin publik. Ai pranoi se kishte vrarë Sokol Veizaj e biznesmenin Rezart Çela dhe, në të njëjtën kohë i kishte vendosur një minë të telekomanduar edhe ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Për këto krime Sinanaj pohoi në prokurori se ishte paguar nga Andon e Genis Mëhillaj, të cilët i kishin dhënë shuma të konsiderueshme parash.