Ora News – Rama: Miratimi i reformës në drejtësi strategjike edhe për rajonin

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke e cilësuar si me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin miratimin e reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama tha se kjo reformë nuk është strategjike vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.
Në një fjalë përpara ambasadorëve të Shqipërisë në botë, kryeministri renditi tre faktorë që sipas tij, e bëjnë strategjike miratimin e reformës në drejtësi. Ai tha se nuk ka pasur kurrë një angazhim kaq të madh në kohë paqeje të partnerëve ndërkombëtar në Shqipëri.
Rama: Rruga që kemi bërë pavarësisht arritjeve që mund të numërojmë dhe reformave që mund të listojmë, kushtëzohet në shpejtësinë e saj nga miratimi i reformës në drejtësi. Një reformë me një interes strategjik për Shqipërinë, shoqërinë tonë dhe jo vetëm. Një reformë me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në rajon, dhe padyshim edhe për raportin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Është vendi të thuhet se vështirë të gjendet në historinë e këtyre 25 vjetëve një angazhim i ngjashëm, masiv dhe kaq i gjithanshëm i komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtar në kohë normaleje paqeje për Shqipërinë sa angazhimi për reformën në drejtësi. Po ashtu, ju jeni të parët që e keni vetëdijen e plotë nga kontakti i vazhdueshëm me të gjitha vendet partnere në këtë proces për peshën e jashtëzakonshme që ka kjo reformë në raport me marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, në raport me imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë strategjik dhe në raport me të nesërmen që mund të vijë me një energji të re, por edhe me kosto të pallogaritshme në varësi të fatit të kësaj reforme.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-miratimi-i-reformes-ne-drejtesi-strategjike-edhe-per-rajonin/

Free Traffic Exchange