Burg për “fajtorët e Rinasit” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda rivlerësoi masat për 5 të ndaluarit në lidhje me grabitjen e 1 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Pas më shumë se 2 orësh shqyrtim, Gjykata la në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Arben Karafilin Shef i Stacionit të Kompanisë ICTS, për shoqëruesin e vlerave monetare Kujtim Picari, si dhe per Fadil Jonuzaj dhe Bledar Blloshmin, agjentë të sigurisë në kompaninë ICTS që të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Për Drejtorin e Shërbimeve Aero-portuale në Rinas, Vangjel Nikolla Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Prokuroria e Krujës shpalli moskompetencën për dosjen e grabitjes, duke ia kaluar atë krimeve të rënda kjo dhe për faktin se dyshohet se grabitja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton dhe dosjen e grabitjes së bankës në afërsi të Stacionit të Trenit, por edhe atë të vlerave monetare në Qafë Kashar, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me të njëjtin grup kriminal.