Ora News – Drejtësia, Berisha: Vendimmarrja nga të huajt shpërbën Kushtetutën

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi sërish qëndrimin e opozitës, kundër kompetencave vendimmarrëse të ndërkombëtarëve, në procesin e kontrollit të pastërtisë së figurës për prokurorët dhe gjyqtarët. Nga salla e parlamenti Berisha tha se kjo nuk mund të ndodh kurrë.
Berisha: Komisioni Venecias thotë se nuk mund të kenë fuqi ekzekutive sepse nuk japin llogari para shtetit shqiptar por para shtetit të tyre. Ju kërkoni që ne të votojmë raporte në këtë Parlament të të huajve, miqve tanë, kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Pretendimet e Sali Berishës morën përgjigje të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa i cili, i cili sqaroi se ndërkombëtarët nuk kanë rol ekzekutiv. Ata sipas tij kanë rol procedural, ndërsa është Parlamenti që vendos në fund.
Xhafaj: Rol procedural, nuk kanë rol vendimmarrës. Nuk vendosin ndërkombëtarët, vendos Kuvendi në fund fare. Kanë rol procedural që shprehem siç e ka në të gjithë procesin e vlerësimit që e mbështet Komisioni i Venecias.
Sali Berisha artikuloi i pari kundërshtinë ndaj kompetencave ekzekutive të ndërkombëtarëve në ligjin themeltar të shtetit dhe tha se një normë e tillë nuk gjendet ne asnjë kushtetute evropiane apo botërore.
Berisha: Thoni të ndryshojmë Kushtetutën? Këtë e kanë bërë protektoratët e OKB-së nuk e ka bërë asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga Kushtetuta, Shqipëria shtet sovran.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-berisha-jo-sovranitet-nderkombetareve-negocioni-propozimin-e-pd/

Free Traffic Exchange