http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën që buxheti i shtetit nuk ka arritur të shpenzojë plot 220 milion dollarë fonde, është Autoriteti Rrugor që ankohet se deri më sot paratë e dhëna për të nuk mjaftojnë për te përfunduar asnjë vepër publike. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i këtij autoriteti, Dashamir Xhika thotë se Ministria e Financave nuk ka çuar asnjë shkresë pranë institucionit të tij për veprat që duhet të mbyllen apo financohen me rishikimin e buxhetit. Ai shkon më tej duke thënë se dhe 11 milion dollarët që u dhanë për Unazën e Tiranës nuk mjaftojnë për ndërtimin e plotë të saj. Edhe pse pranojnë që mendësia në financimin e rrugëve ka ndryshuar 3 vitet e fundit, ekspertët japin alarmin se duhet të përfundojnë sa më parë veprat e lëna në mes. Arben Meçe thotë se fatura në fund shkon në shifra marramendëse. Por më shumë se kilometra rrugë ekspertët kërkojnë standarde dhe cilësi. Që të përfundojnë të gjitha veprat e nisura Autoritetit Rrugor i duhen të paktën 340 milion dollarë. Prioritare për të janë ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet, ngritja e 10 urave në rrugën e Kombit si dhe e hedhja e shtresës së fundit në rrugën Lin - Pogradec.