Report TV - Kryqëzimi aksidentit në kaos i riu rrezikon nga 5-21 vite burg

2016-09-19 0

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në kryqëzimin e rrugës "Jordan Misja" me Unazën pranë Arshivit të shtetit në ora 11:16 minuta siç dhe kanë fiksuar kamerat e sigurisë.

Viktima është Dhurata Doku Prifti, 37 vjeçe. Bashkë me dy fëmijët e saj, ajo po kalonte rrugën kur një automjet "Benz" CDI 220 ngjyrë gri me targa AA 476 GL vjen me shpejtësi i përplas të tre dhe largohet menjëherë nga vendngjarja.

Pasi përplas fëmijët ai merr para nënën që përfundon nën makinë dhe kur qytetarët i kërkojnë të ndalojë shoferi automjetit shton shpejtësinë.

Pamjet e frikshme të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, të denja për një skenë horror, janë shkaktuar nga mjeti i identifikuar me pronar Andrea Memollari, 20 vjeç, i cili u arrestua nga Policia rreth 4 orë pas aksidentit tragjik.

Nëna e dy fëmijëve u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ndihmën e qytetarëve, por pas ndërhyrjes kirurgjikale s'mundi t'i mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen.