Ora News - LSI afrohet në qëndrim me PD: Reformë më konsensus, jo shantazhe

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Roli i ndërkombëtarëve ne proçesin e vettingut afron në qëndrime Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh kundër përfshirjes në Kushtetutë të ekspertëve, duke pohuar se Shqipëria është Republikë parlamentare dhe nuk mund të bëjë eksperimente siç rezultoi sipas tij rasti i hidhur i Crown Agents.
LSI këmbëngul për planin A, atë të miratimit të reformës në drejtësi, që sipa tij duhet të jetë me konsensus dhe vetëm sipas Komisionit të Venecias.
Valisi: Kemi pasur dhe kemi një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim dhe deri sot, duke pasur në qendër të qëndrimit tonë vetëm një plan, planin A. Që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas Venecias dhe ky është qëndrim i pandryshuar. Gjithashtu ne jemi të prerë dhe të qartë dhe lidhur me miratimin e kësaj reforme, duke mbajtur këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi dhe këtij qëndrimi parimor që mbështet opinionin e Venecias.Pasi kjo është një reformë solide, e bërë në këtë mënyrë dhe është një domosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitete që vinë. Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë.Përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaboruar deputetë.Pasi kjo reformë nuk mundet të konsiderohet dhe nuk mund të trajtohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme pasi është domosdoshmëri për vendin për 30 vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/vasili-mi...