Report TV - ‘Drejtësia’, Blushi: Reforma është shumë pranë dështimit

2016-09-19 0

Kuvendit është mbledhur sot në seancën e tij të radhës ku po shoqërohet me debate të forta sa i përket çështjes së Reformës në Drejtësi, një ditë pas refuzimit të propozimit të ri të bërë nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës për reformën.

Ora 12:15 ?Drejtësia?, Blushi: Reforma është shumë pranë afër dështimit

Deputeti socialist Ben Blushi ka thënë sot se Reforma në Drejtësi është drejt dështimit të plotë, pasi palët politike nuk kanë gjetur ende konsensusit për të votuar këtë reformë që për shqiptarët është shumë e domosdoshme.

?Jemi më larg se çfarë ishim para dy vitesh, muajsh, javësh, ditësh e orësh.Mesa duket reforma në drejtësi është shumë afër dështimit? ka thënë Blushi.

Faturën për këtë dështim, Ben Blushi ia ka lënë kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe atij të Socialistëve Edi Rama që nuk kanë aftësinë që të bien dakort me njëri-tjetrin.

?Reforma dështon pasi Luli e Edi nuk kanë aftësinë që të merren vesh mes njëri-tjetrin? tha ai.

Blushi ka thënë se pasojat e këtyre veprimeve do ti paguajnë qytetarët shqiptarë të cilët si ndërkombëtarët po i përçmojnë politikanët duke shprehur neveri ndaj tyre.

?Çështja është që kush janë pasojat e kësaj sot, ka një mosbesim mes klasës politike pas 25 vitesh. Protagonizëm negativ, mosbesim në mundësinë e klasës politike për vendime strategjike. Ka përçmim nga ndërkombëtarët sesa aftësi ka politika për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë. Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk ka mundësi të marrë vendim që lehtëson cilësinë e jetës së qytetarëve. Nëse reforma nuk kalon, ndoshta nuk ndodh asnjë gjë, çështja është kush është kostoja dhe kush e paguan atë për mungesën e drejtësisë në Shqipëri? tha ai.

Free Traffic Exchange